Rreth Nesh

Rreth Nesh

Rrugëtimi ynë filloi në vitin 1991 në fushën e teknologjisë së informacionit, ku u pozicionuam ndër pionierët e tregut në Shqipëri dhe ndërtuam një prani të konsoliduar në rajon, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Me kalimin e kohës, u zhvilluam si IT Value-Added Distributor (VAD) më i madh në rajon, duke u zgjeruar edhe në distribucionin e produkteve të konsumit dhe duke ndërtuar partneritete strategjike me furnitorë liderë ndërkombëtarë.

Mbi këtë bazë, Grupi ka evoluar gradualisht nga një operator biznesi në një platformë investimi të strukturuar sipas modelit “family office”, e udhëhequr nga familja themeluese dhe e fokusuar në menaxhimin dhe rritjen afatgjatë të kapitalit.

Sot, aktiviteti ynë përqendrohet në manaxhimin e një gamë të gjerë asetesh, përfshirë investime financiare në tregjet globale, private equity, pasuri të paluajtshme në Austri dhe Ballkan, si dhe mundësi të tjera investimi me potencial rritjeje.

Qasja jonë bazohet në disiplinë financiare, perspektivë afatgjatë dhe një proces të strukturuar vendimmarrjeje, me fokus në ruajtjen dhe rritjen e kapitalit ndër breza.

Misioni Ynë

Të menaxhojmë asetet e Grupit përmes alokimit strategjik të kapitalit, duke synuar diversifikim, qëndrueshmëri dhe integritet operacional.

Vizioni Ynë

Të zhvillojmë dhe të konsolidojmë platformën tonë të investimit me shtrirje globale, të fokusuar në krijimin dhe ruajtjen e vlerës afatgjatë dhe të qendrueshme ndër breza, duke integruar frymën sipërmarrëse me disiplinën institucionale.