Rrugëtimi ynë filloi në vitin 1991 në fushën e teknologjisë së informacionit, ku u pozicionuam ndër pionierët e tregut në Shqipëri dhe ndërtuam një prani të konsoliduar në rajon, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Me kalimin e kohës, u zhvilluam si IT Value-Added Distributor (VAD) më i madh në rajon, duke u zgjeruar edhe në distribucionin e produkteve të konsumit dhe duke ndërtuar partneritete strategjike me furnitorë liderë ndërkombëtarë.
Mbi këtë bazë, Grupi ka evoluar gradualisht nga një operator biznesi në një platformë investimi të strukturuar sipas modelit “family office”, e udhëhequr nga familja themeluese dhe e fokusuar në menaxhimin dhe rritjen afatgjatë të kapitalit.
Sot, aktiviteti ynë përqendrohet në manaxhimin e një gamë të gjerë asetesh, përfshirë investime financiare në tregjet globale, private equity, pasuri të paluajtshme në Austri dhe Ballkan, si dhe mundësi të tjera investimi me potencial rritjeje.
Ky website nuk mbledh të dhëna personale në mënyrë aktive dhe nuk ofron shërbime direkte, por gjatë navigimit përpunon automatikisht të dhëna teknike minimale (si adresa IP, lloji i shfletuesit dhe faqet e vizituara) bazuar në interes legjitim, ekskluzivisht për funksionimin dhe sigurinë e platformës. Përdoren vetëm cookies të domosdoshme teknike, ndërsa shërbime të palëve të treta si Google Fonts dhe OpenStreetMap mund të përpunojnë disa të dhëna sipas politikave të tyre. Nuk kryhet profilizim, marketing apo gjurmim. Përdoruesit kanë të drejtat e parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave dhe mund të kontaktojnë në info@igmjgroup.com për çdo pyetje. More information