Fushat e Aktivitetit
Distribucion
Të mbështetur në partneritete afatgjata dhe të qëndrueshme me furnitorët më të njohur ndërkombëtarë, ne ofrojmë produkte dhe zgjidhje të besueshme për segmentin IT të tregut, si dhe produkte për sektorin e produkteve të konsumit, duke garantuar profesionalizëm, cilësi dhe vazhdimësi për klientët tanë.
IT VAD
ITD Group është IT Value-Added Distributor me i madh që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Me mbi 30 vite përvojë në treg, Grupi ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm të bazuar në profesionalizëm, besueshmëri dhe partneritete afatgjata. ITD Group ofron një portofol të gjerë zgjidhjesh teknike, konsulence dhe produktesh IT, mbeshtetur në marredhenien e partneritetit me furnitoret më të njohur ndërkombëtare si Microsoft, HP, Cisco, Dell, Fortinet, Check Point, Lenovo, Epson, MSI etj., duke adresuar nevojat e segmenteve të ndryshme të tregut.
PRODUKTE TE KONSUMIT
Kompanitë Inter Trade & Distribution sh.p.k, Inter Distribution Services sh.p.k janë nder kompanitë më të mëdha të distribucionit të produkteve të konsumit në Shqipëri. Me një mbulim në të gjithë territorin e Shqipërisë, përvojë të gjatë dhe të suksesshme në treg, marrëdhënie profesionale partneriteti me prodhuesit më të njohur ndërkombëtarë, si Ferrero (Kinder, Nutella, Rafaello, Tic Tac), Haribo, Casalini, Panda, Sarantis Group, Saponia, Wilkinson, Toshiba, Philip Morris, këto kompani ofrojnë për klientët dhe konsumatorët produkte me standarde të larta sigurie.
Inter Trade & Distribution
Inter Trade & Distribution është një nga kompanitë me të mëdha të distribucionit të FMCG, në Shqipëri. Kompania sjell në tregun shqiptar marka të njohura ndërkombëtare, si, Ferrero (Kinder, Nutella, Rafaello, Tic Tac), Haribo, Casalini, Panda, Sarantis Group, Saponia, Wilkinson, Toshiba etj, duke menaxhon një portofol të gjerë produktesh ushqimore dhe jo-ushqimore. Përmes një rrjeti të zhvilluar shpërndarjeje në të gjithë vendin, Inter Trade & Distribution siguron prezencë të qëndrueshme në treg dhe performancë të lartë për markat që ka në portofol.
Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km. 1, Tiranë, ShqipëriTel.: + 355 4 2407268/9
Fax: + 355 44 500 701
Inter Distribution Services sh.p.k
Kompania vepron si distributor i licencuar i produkteve të Philip Morris në Shqipëri, duke menaxhuar importin, logjistikën, magazinimin dhe shpërndarjen me shumicë, në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi.
Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km. 1, Tiranë, Shqipëri
Tel:+ 355 4 2407268/9
Fax: + 355 44 500 701
Investime Financiare
IGMJ Group zotëron dhe menaxhon një portofol të gjerë investimesh financiare në tregjet globale përmes kompanisë zvicerane IGMJ Fin AG.
IGMJ Fin ndjek një strategji ambicioze dhe të thellë diversifikimi, si në tipologjinë e aseteve, ashtu edhe në industri, gjeografi dhe valuta. Investimet përzgjidhen duke u bazuar në kritere rigoroze cilësie dhe menaxhimi të riskut.
Grupi synon në mënyrë të vazhdueshme të identifikojë dhe të angazhohet në mundësi të reja investimi në tregjet globale, përfshirë investimet në private equity, në funksion të rritjes dhe diversifikimit të portofolit.
IGMJ Fin AG
Adresa: Gotthardstrasse 26, 6300 Zug, Switzerland
email: m.vlahovic@igmjgroup.com
Pasuri të Paluajtshme
Aktiviteti në sektorin e pasurive të paluajtshme zhvillohet përmes një portofoli të diversifikuar pronash dhe projektesh në rajonin e Ballkanit dhe në Austri. Me fokus në menaxhimin, zhvillimin e aseteve, ky aktivitet përfshin prona tregtare dhe rezidenciale, qiradhënie, turizëm dhe projekte zhvillimi, të pozicionuara në zona strategjike me potencial të qëndrueshëm rritjeje.
BALLKAN
Ne rajonin e Ballkanit, aktiviteti në sektorin e pasurive të paluajtshme realizohet përmes dy kompanive, që zotërojnë dhe administrojnë një portofol pronash, kryesisht tregtare, të vendosura në zona strategjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Pronat mbështesin aktivitetet operative të kompanive të Grupit, ndërsa një pjesë e tyre menaxhohet si investim dhe jepet me qira palëve të treta.
InveG sh.p.k
Kompania InveG zotëron dhe manaxhon prona të pozicionuara në zona të rëndësishme të Tiranës. Pronat shfrytëzohen kryesisht për aktivitete biznesi përmes qiradhënies, duke ofruar hapësira funksionale dhe të përshtatura për nevoja të ndryshme komerciale. Paralelisht, ato përfaqësojnë asete me potencial të lartë investimi, të mbështetura nga zhvillimi dhe kërkesat e tregut.
Adresa: Rr. “Murat Toptani”, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 2 251 180/1
InRE sh.p.k
Kompania InRE operon në sektorin e pasurive të paluajtshme përmes menaxhimit dhe zhvillimit të një prej qendrave më të rëndësishme të biznesit në vend, e pozicionuar në qender të kryeqytetit të Shqipërisë. Kompania zotëron dhe menaxhon hapësira funksionale, të përbëra nga zyra, dyqane, apartamente dhe parkime, duke garantuar çmime konkurruese, standarde te larta te cilësisë dhe sigurisë.
Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Torre Drin, Tiranë, Shqipëri
Tel: 069 70 43 199
E-mail: info@torredrin.com
Web: www.torredrin.com
Prishtinë

Shkup
AUSTRI
Që prej vitit 2024, IGMJ Group ka konsoliduar praninë e saj në sektorin e pasurive te paluajtshme në Austri përmes kompanisë holding InFin Projects GmbH. Në pronësi të saj, InFin Projects ka tre kompani bija, secila prej të cilave përfaqëson një projekt të veçantë. Aktualisht, veprimtaria e grupit në sektorin e pasurive te paluajtshme përfshin qiradhënie, turizëm, si dhe zhvillim dhe shitje të pronave rezidenciale.
InFin Projects GmbH
Projektet Aktuale:
Veronikagasse 8 Immobilien GmbH
Rötzergasse 36 Immobilien GmbH
RAS 53 Projekt GmbH
Adresa: Prinz Eugen Strasse 36/2/1, 1040, Vjenë, Austri
E-mail: marshela.vlahovic@infin-projects.com
Burimet e së ardhmes
Si pjesë e strategjisë së saj të zhvillimit, IGMJ Group ka investuar në SoSu Zwei – Solar Sustainable Development GesmbH, një shoqëri investimi e fokusuar në zotërimin dhe operimin e aseteve të energjisë diellore në sektorin e hotelerisë në Maldive. Përmes këtij investimi, Grupi zgjeron ekspozimin e tij ndaj infrastrukturës së energjisë së rinovueshme dhe sektorëve që mbështesin tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.
SoSu Zwei – Solar Sustainable Development GesmbH
Adresa: Schwindgasse 5/I/4, 1040, Vjenë, Austri
e-mail:mjoti@igmjgroup.com, m.vlahovic@igmjgroup.com
Grupi ka investuar gjithashtu në startup-in austriak Econetix, një kompani e specializuar në konsulencën dhe tregtimin e krediteve të karbonit, duke ofruar shërbime në një sektor që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përpjekjet globale për dekarbonizim.
